Kalo te përmbajtja

Pjesë e Hardware

Zgjidhje Network

Switching, routing, firewall, VLAN, VPN site-to-site dhe failover dual-WAN. Një rrjet që qëndron në punë kur bie njëra linjë, dhe që është i dokumentuar që ta kuptojë edhe personi tjetër.

Pse ka rëndësi

Kur ndalon rrjeti, ndalon gjithçka: kasat, email-i, kamerat, telefonat. Shumica e ndërprerjeve për të cilat na thërrasin kanë një shkak të thjeshtë: një linjë e vetme interneti pa një të dytë, ose një switch që askush nuk i di fjalëkalimin.

Ne i ndërtojmë rrjetet për ditën kur diçka dështon. Dy linja interneti, që një problem te operatori të mos e ndalë zyrën. VLAN të ndara, që laptopi i një vizitori të mos arrijë te serveri. Një firewall me politikë të shkruar, që ndryshimi tjetër të jetë vendim dhe jo hamendje.

Si punojmë

Fillojmë me atë që ekziston dhe e vizatojmë. Pastaj propozojmë çfarë duhet të ndryshojë, me koston dhe rrezikun që heq. Instalojmë në vend, e testojmë failover-in duke hequr kabllon, dhe dorëzojmë skemën dhe kredencialet me shkrim.

Rrjeti vihet nën monitorim ditën që vihet në punë. Nëse bie një linjë, e dimë para se të na telefononi.

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.